Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në tubimin përmbyllës të fushatës, të koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka thënë se jemi dy ditë para vendimit që u takon qytetarëve për të vendosur.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës 11 qershor do të thonë fjalën e tyre për drejtimin e ri dhe vizionin e përbashkët.
Ai ka shpalosur arsyet pse janë bërë bashke tri partitë qe po cilësohen si krahu i luftës, raporton Ekonomia Online.
“Koha ka ardhur që Kosova brenda vetes dhe përballë të tjerëve të veproj si ekip i përbashkët në ndërtimin e vendit tonë dhe forcimin e shtetit. Ne nuk humb askush, ne nuk u bashkuam për t’i mundur njerëzit tanë por u bashkuam për t’ia dhënë një mundësi vendit tonë. Ne kemi treguar e demonstruar të kaluarën e do të vazhdojmë të demonstrojmë të bashkuar”, tha Limaj.
Limaj ka thënë se ky koalicion nëse fiton do të përballet edhe me Serbinë.
“Kemi treguar edhe në të kaluarën vullnetin tonë për të bashkëpunuar, jemi të gatshëm për të zgjatur dorë e bashkëpunuar me të gjithë fqinjët. Të gatshëm për të zgjatur dorë për të bashkëpunuar me fqinjët. Ne nuk e ulim kokën ne jemi të gatshëm e do të ballafaqohemi edhe me Vuçiqin që dje e mundëm. Koha është për një ekip të fuqishëm. Për një ekip fitues i cili din të fitojë beteja, luftë e sfida të mëdha”, ka thënë Limaj.
Jo më me arrogancë e individualizëm, por si ekip
Kreu i Nismës tha se vizionin e tyre mund ta implementojmë, jo më me veprime individuale, jo me arrogancë, jo me egoizëm, jo me shpirtngurtësi.
“Por koha ka ardhë që Kosova, brenda vetës dhe përballë të tjerëve të veproi si ekip i përbashkët në realizimin e objektivave tona madhore, në ndërtimin e vendit tonë, mirëqenies, dhe forcimit të shtetit të lirë”.
“Me neve nuk humb askush. Nuk jemi bërë bashkë për ta mundur askënd por për t’ia dhënë Kosovës një mundësi”.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, shtoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetet fqinje por se janë të gatshëm tu dalin përballë atyre si Vuçiqi kur dëshiron rrënimin e shtetit të Kosovës.