Limaj paralajmëron reciprocitet me fqinjët

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

Me këtë rast zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se Kosova përfundimisht do të sillet në mënyre reciproke me gjithë të tjerët.

Limaj ka thënë se ka kaluar koha kur në emër të Kosovës kanë folur të tjerët duke mosrespektuar interesat e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet të fuqishëm fuqizimin të prodhuesve vendor dhe ekonomisë së vendit. Ne do të sillemi shumë strikt dhe me reciprocitet me secilin vend. Sjellja e Kosovës do të jetë në propercion me sjelljet qe vendet tjera kanë ndaj vendit tonë. Kosova me nuk do të jetë një treg i egër ku do të shfrytëzohet nga të tjerët. Ju do t’i shihni masat. Ne veç kemi filluar zbatimin e atyre që janë nisur edhe me herët. Masat për miellin dhe ky është veç fillimi”.

Ai ka lavdëruar ish-kryeministrin Isa Mustafa, për kundërshtimin që i ka bërë idesë së Serbisë për një union doganor, pasi si i tillë ai do ta dëmtonte rëndë Kosovën.

“Procesi i Berlinit ka qenë një lajm i mirë për të gjitha vendet e rajonit një përkushtim i BE-së konkretisht Gjermanisë dhe vendeve tjera për t’i mbështetur vendet e rajonit. Procesi i vazhduar në Vienë dhe Triestë ka për qëllim përgatitjen e vendeve të rajonit drejt BE-së. Zonë e lirë ekonomike rajonalë pa paragjykuar kemi parashikuar si një mundësi për të mundësuar rrugëtimin tonë drejt BE-së. Shembulli më i mirë është vendimi i ish kryeministrit Mustafa duke e kundërshtuar Unionin Doganor dhe ne e mbështesim”.

“Edhe pse Kosova me vullnet është bërë pjesë e CEFTA-s ajo asnjëherë nuk ka gjetur zbatim në vendet tjera në tërësi. Ekonomia dhe biznesi i Kosovës ka pasur problem të shumta në mënyre të veçantë në drejtim të Bosnjës dhe Serbisë. Mosnjohja e Kosovës të pavarur dhe barrierat tjera politike janë pengesat kryesore që pengojnë rrugëtimin e Kosovës. Ne nuk mund të humbim kohë si Kosovë në gjëra të cilat aktualisht është vështire të zgjidhen. Prandaj edhe ne i jemi kthyer vetvetes dhe fuqishëm do të mbështesim hapjen e vendeve të reja të punës. Ky është përkushtimi ynë”, ka theksuar Limaj.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, tha se shtete e Ballkanit tashmë kanë një marrëveshje të përbashkët si CEFTA dhe nuk duhet një marrëveshje e dytë në këtë drejtim.

Sipas ministri Kosova është e gatshme të bëjë marrëveshje bilaterale, por Serbia nuk është e gatshme për një gjë të tillë.

Ai shtoi se integrimi ekonomik bëhet mes shteteve që e kanë të qartë raporte politike dhe kanë interes ekonomik të ndërsjellët.

“…pra ka marrëveshje të panumërta, sipas një kalkulimi diku mbi 50 marrëveshje duhet të paraprijnë bilaterale në mënyrë që të kemi marrëveshje multilaterale”.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, sqaroi se qeveria e kaluar i tha dhënë një jo të fortë unionit doganor, për shkak që nuk është dashur që të dorëzohet subjektiviteti e shtetit të Kosovës, duke marrë për bazë që ka shumë shtete që nuk na kanë njohur.

“… në rast të unionit doganor Kosova do të humbte shumë”.

Ajo më tej shtoi se unioni doganor është në kundërshtim edhe me menaxhimin e integruar të kufirit ku vet BE ka investuar shumë.

“Integrimi nuk sjell përfitime në raste se nuk ka reforma institucionale, nuk ka projekte dhe nuk ka mekanizma të cilët kishin me e stimuluar prodhimin vendor”.

 

Të ngjashme