Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, kanë vizituar komunën e Prizrenit ku janë pritur nga kreu i saj, Mytaher Haskuka.
Pas takimit, Limaj tha se i shprehën përkrahjen e plotë kryetarit të komunës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren por edhe projektet tjera për këtë qytet.
Limaj shtoi se Parku i Biznesit shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet.
Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kërkoi nga zëvendëskryeministri Limaj që Parku i Biznesit të nis të ndërtohet sikurse edhe rruga e Kabashit dhe infrastruktura në fshatin Zym.