Bashkëkryesuesi i dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj është deklaruar për medie pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që të vazhdoj dialogu në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike.
“Kosova është e interesuar që të vazhdoj dialogu dhe jemi të interesuar të marrim njohje nga Serbia. Kjo është vizitë e zakonshme e jona atje”.
“Ne sa herë shkojmë lëmë mundësi dhe tema të hapura për të shkuar prapë. Këtë herë ne kemi prezantuar platformën”.
I pyetur se si i komenton deklaratat e Enver Hoxhës se ekipi atje po takon zyrtarë të parëndësishëm, Limaj ka thënë se Moore nuk është i parëndësishëm.
“Moore nuk është i parëndësishëm, ai takohet me kryeministra të rajonit dhe është lider i fuqishëm”, ka thënë ai.
Tutje Limaj ka thënë se të gjithë zyrtarët po e kërkojnë të eliminohen barrierat në mënyrë që të rifillojë dialogu, raporton EO.
“Të gjithë vinë dhe kërkojnë që të pezullohet taksa apo të eliminohen barrierat që të filloj dialogu”.