Limaj për buxhetin: Po përfitohet nga gjendja e krijuar me Coronavirusin, kjo është prerje në besë

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 18:44 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Votimi i buxhetit në mënyrë të përshpejtuar, po kundërshtohet nga partitë opozitare, raporton Ekonomia Online.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo mënyrë e komunikimit me deputetët është rrugaçëri. Sipas tij, kjo mënyrë e votimit është trafikim dhe se janë shkelur të drejtat e deputetit.

“Ne nuk do t’i përgjigjemi ftesës suaj në mënyrën si ka ndodhur sot”.

Limaj tha se ajo çka bënë sot me votim të mocion është virus i përçarjes.

“Kjo çka bëtë sot është një virus i përçarjes dhe kjo humb mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm”. 

“Kjo tregon se fjala për bashkëpunim është përralle e atyre që s’dinë çka është uniteti. Sot votohet buxheti po keni humb bashkëpunimi. Si keni lejuar  kështu parlamenti sot me dal para qytetareve”.

“Ky është trafikim. Sot ja keni shkelur të drejtat deputetit”, shtoi ai.

Sipas tij, kjo që ka ndodhur sot nuk ka ndodhur në asnjërën nga legjislaturat e mëhershme.

“Kjo që po ndodh sot s’ka ndodhë asnjëherë në parlament, kjo është prerje në besë. Kjo prish marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe kjo qa ka ndodh sot është e turpshme. Por zonja kryetare nesër  shto ai.

Përpara se të ktheheshin në Kuvend të gjithë shefat e grupeve parlamentare kishin mbajtur një takim të përbashkët meqenëse kishin mospajtime, por më pas pozita ishte kthyer në Kuvend dhe pa opozitën kishte kaluar mocionin e Rexhep Selimit për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit 2020.

Të ngjashme