Nderime tek varrezat e familjes Jashari në 21 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së, ka bërë edhe partia Nisma Socialdemokrate.
Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thënë duhet kujtuar gjithmonë që lirinë që e kemi sot është rezultat i sakrificës së familjes Jashari.
“Sot sikur çdo vit në ketë datë të shenjtë qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë vijnë për të nderuar dhe për të shprehur respektin dhe përuljen para një personaliteti të madh, i cili ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës, jo vetëm të kombit shqiptar, por besoj të regjionit.
“Ardhja në Prekaz duhet të shërbejë për të gjithë ne për të kujtuar se atë që sot ne e kemi dhe e gëzojmë është rezultat i një sakrifice biblike, të panjohur në këtë pjesë të Evropës”.
“Nga një familje e madhe dhe nga një drejtues i madh i luftës çlirimtare siç është komandanti legjendar dhe si detyrë që ne të tjerët të gjallët të vazhdojmë rrugën drejt realizimit të objektivave tona për të pasur një Kosovë të fuqishme, të lirë, një mirëqenie e demokratike”, tha Limaj.