Kryetari i partisë NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për vdekjen e profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Mujë Shala.
Limaj ka shkruar se vdekja e Mujës është humbje për të gjithë dhe se Kosova ka humbur një mjek dhe profesor të madh.
Postimi i plotë i Limajt:
Për nder të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Mujë Shalës u mbajt mbledhje përkujtimore në Fakultetin e Mjekësisë.
Vdekja e Prof. Mujë Shalës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Universitetin e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës.
Familja Shala humbi një familjar të tyre, ndërsa Kosova humbi një mjek e profesor të madh.
Profë do të na mungojnë shumë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tua.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuove aq shumë! Prehu në paqe miku im!