Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se votimi i Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT-ENTSO-E nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale është një arritur e madhe për vendin.
“Zyrtarizimi i marrëveshjes i mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia në fushën energjitike dhe të njëjtën kohë do të mundësojë operimin si një bllok i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë”.
“I shpreh mirënjohjen time miqve ndërkombëtar, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID-it, Bankës Gjermane për Zhvillim-KFW, dhe të gjithë atyre që mbështeten Kosovën në këtë proces”, shkruan ai në Facebook