Zv.kryeministri i Kosovës, sot ka prutr në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar.
Limaj ka njoftuar se me Sakar ka biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë.
Njoftimi i plotë:
Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar të cilin e falënderova për angazhimin e tij për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi.
Poashtu, biseduam edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre edhe me marrëveshje të reja në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes.
FL