Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Limaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.
Kryetari i Nismas Fatmir Limaj tha se janë të gatshëm të hyjnë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Madje ai tha se Nisma ëhstë e gatshme për koalicion parazgjedhor sepse është me rëndësi interesi i atdheut.
“Ne besojmë që Kosova është në një gjendje shumë të vështirë, Kosova është në rrezik. Shtësia e Kosovës është kontekstuar vazhdimisht nga jashtë nga vendet që nuk nuk kanë dashur ta shohin Kosovën si shtet. Prandaj më tepër se kurrë na duhet bashkimi”.
“Duke u nisur nga kjo kemi shprehur gadishmërinë të negociojmë me PDK-në për të gjetur rrugë të bashkëpunimit sepse beosjmë që në këtë mandate më me rëndësi se cdo gjë tjetër është bashkimi i forcave patriotike. Në këtë drejtim Nisma është e hapur e gatshme të bashrendojë aktivitetin e vet me të gjtiha subjektet që në përmbajtjen e saj kanë frymë patriptike. Nisma ëhstë e gatshme për koalicion parazgjedhor sepse është me rëndësi interesi i atdheut. Ne kemi filluar negociatat jemi takuar”.
Ndërsa u.d. i kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku tha se mee Limajn kanë diskutuar për shumë çështje që i preokupojnë, raporton EO.
“Sot kishim në vizitë kryetari e Nismës Fatmir Limaj, i cili ka ardhur të na uroj Ditën e Veteranëve të cilën e kemi nesër”.
“Si ditë të veteranit e shënojmë edhe me homazhe. Me zotëri Limaj diskutuam shumë çështje që na preokupojnë si organizatë e veteranëve, por edhe qyetarët e Kosovës”.