Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për Qeverisjen Kurti 2.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se ky ekzekutiv ka dështuar në të gjitha planet.
“Është koha kur duhet të përmblidhen rezultatet dhe të arriturat e tre-vjeçarit të Qeverisë. Ai skepticizimi im tash është kthyer në një realitet që e prekin të gjithë”.
“Një qeveri që ka dështuar në të gjitha planet e zhvillimeve të brendshme, të qeverisjes së brendshme nëse e merrni në të gjitha sektorët ekonomik, social, të marrëdhënieve shoqërore, diplomatik, pozicionit të Kosovës në të gjitha drejtimet sot është më keq se sa që ka qenë më përpara”, ka thënë Limaj.
Limaj: Vetëvendosje ka përdorur zhargon të Koresë së Veriut
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur zhargon sikur në Korenë e Veriut kundër bizneseve të Kosovës.
“Kompanitë e mbajnë vendin, biznesi e mban vendin. Janë shqiptare, janë kosovare, janë të vendit tonë, janë promotor të zhvillimit ekonomik. Ose le t’i ndërron dhe le ta sjellë dikend tjetër”, tha Limaj.
Ai theksoi se 51 për qind e votave të fituara nga Albin Kurti, nuk kanë ardhur nga qielli.
“Kanë ardhur nga bizneset e vogla, të mesme, kanë ardhur nga qytetarët. Nga mësuesi, nga minatori, nga punëtori shëndetësor, nga bujku. Një qeveri normale nuk shikon kështu. Një qeveri normale, zhvillon e ndërton”, theksoi ai në Rubikon.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Qeveria Kurti i ka njerëzit e paaftë në krye të dikastereve.