Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Ne sot patëm kënaqësinë që të vijmë tek myftiu Tërnava dhe përmes tij t’i urojmë gjithë besimtarëve myslimanë këtë festë të madhe. Pas një muaji sakrifice dhe mëshire vjen Bajrami si shpërblim për të gjithë përkushtimin që njerëzit kanë pasur në drejtim të Zotit”, ka thënë Limaj në prononcimin e tij para mediave gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Shfrytëzova rastin që të urojë gjithë besimtarët, paqja dhe mëshira qoftë me ta. Se besimi në Zoti është besim në paqe dhe solidaritet e tregon më së miri muaji i Ramazanit dhe krejt çfarë sjell ky muaj”, ka përfunduar ai.