Limaj: Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robaj.

Limaj thotë se Robaj do të kujtohet përherë si një nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut.

Postimi i Limajt në Facebook:

Sot, në 21 vjetorin e rënies përkujtojmë jetën dhe veprën e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj. Doktorin e luftës do ta kujtojmë përherë si një nga të parët i cili iu përgjigj zërit të atdheut.

Doktor Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë, por edhe të plagosurve të shumtë të popullatës civile.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme