Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur thellësisht i prekur nga rasti tragjik i vdekjes së hershme të dy vëllezërve Arifaj në Bruckberg të Gjermanisë.
“Në këto çaste të rënda për familjen Arifaj nga Deçani, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes dhe të afërmve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj.