Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj: Shumë familje atdhetare po i bashkohen projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Limaj: Shumë familje atdhetare po i bashkohen projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kësaj partie po ç’do ditë po i bashkohen familje atdhetare. Ai ka falenderuar qytetarët bashkëluftetarët që po i bashkohen Nismës. Postimi i plotë i tij: Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare, Të nderuar qytetarë e përkrahës, Jam tejet i […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kësaj partie po ç’do ditë po i bashkohen familje atdhetare.

Ai ka falenderuar qytetarët bashkëluftetarët që po i bashkohen Nismës.

Postimi i plotë i tij:

Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare,

Të nderuar qytetarë e përkrahës,

Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre.

I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve që po i bashkohen projektit tone.

Të ngjashme