Limaj sot takon strukturat e Nismës në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbaj takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës nga rajoni i Ferizajt.

Në një njoftim dërguar medieve nga zyra për informim e Nismës, bëhet me dije se takimi do të mbahet në Ferizaj dhe fillon në ora 15:00.

Nuk këtë njoftim nuk bëhet me dije arsyet e mbajtjes së këtij tubimi, por thuhet se dhe  ditëve në vijim do të vazhdojnë takimet e Limajt me degë tjera të Nismës anekënd vendit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është votuar në qeverinë e Kosovës si udhëheqës i delegacionit për bisedimet Kosovë- Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme