Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si vendim të drejtë sulmet mbi caqet ku prodhoheshin armët në Siri nga ana e SHBA-ve.
Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sulmet më armë kimike ndaj civileve të pafajshëm janë të pafalshme dhe të papranueshme për botën demokratike.
Republika e Kosovës, sipas tij, është rreshtuar dhe do të jetë gjithmonë në krah të aleatëve tanë perëndimorë.