Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se ka takuar sot, siç ka thënë ai, artist të mëdhenj të kombit shqiptarë. Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se kanë biseduar rreth projekteve artistike e me theks të veçantë rreth projektit për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeun.
Qeveria e Kosovës, sipas Limajt, po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për të shënuar në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeut:
Sot me kënaqësinë më të madhe prita në një takim artistë të mëdhenj të trevave shqiptare, Arif Vladin, Ilir Shaqirin, Nikollë Nikprelaj dhe Edmond Zhulalin.
Shfrytëzova rastin të iu shprehi mirënjohjen time të thelle këtyre ikonave të promovimit të vlerave kombëtare artistike shqiptare. Biseduam edhe për projekte artistike me theks të veçantë rreth projektit për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme që të shënojmë në mënyrën më të mire të mundshme Vitin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.