Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton Ekonomia Online.
Grubi po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, për të kërkuar mbështetje në procesin e regjistrimit të popullsisë që ka filluar në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ditës, Grubi ka takuar dhe liderët e partive të PDK-së, AAK-së e LDK-së.