Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj.
Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.
Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve.