Kabineti qeveritar në krye me Ramush Haradinaj ka ngarkuar zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, me organizimin e mbledhjes së përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga ministrat që secili prej tyre të përgatisin në mënyrë sa më konkrete marrëveshjet që duhet të nënshkruhet.
Ai ka thënë do të ishte mirë që marrëveshjet të mos mbesin në sirtar dhe të mos mbahet takimi vetëm sa për fotografi.
Qëllimi i kësaj mbledhje të përbashkët është nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mes ministrive të të dy shteteve.
Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Vlorë dhe Korçë më 27 dhe 28 nëntor.