Sot janë kundërshtarë politikë, por Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi kanë më shumë vite së bashku sesa të ndarë.
I ftuar në emisionin Oxygen të Besim Dinës, Fatmir Limaj ka treguar ngarje nga lufta, ndër të tjera edhe kur kishte rrezikuar jetën e vet për ta shpëtuar jetën e Hashim Thaçit.
Ai ka thënë se ka qenë një rast gjatë luftës kur ishte hedhur me trupin e tij, mbi atë të Thaçit, që ky të mos vritej. Limaj ka thënë se në atë kohë, jeta të gjithë tjerëve ishte më pak e rëndësishme për vendin sesa ajo e Thaçit.
Ndërsa, i pyetur nga moderatori Dina, nëse tash është bërë pishman, Limaj e ka mohuar duke thënë se sërish do ta bënte nëse do të ktheheshin në atë kohë, ngase ai veprim ishte i rëndësishëm për vendin, raporto Arbresh.info.