Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook”, ka shkruar se Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtare të mëdhenj, ata më këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë.
“Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Limajt:
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” kushtuar heroit Mujë Krasniqi, në oborrin e kullës së tij në Çabiq.
Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtarë të mëdhenj, ata me këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë.
Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit.
Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë mirënjohës përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”