Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe. Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar. “Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar ndër […]
Limaj: Urime Luginë për këtë të arritur të madhe, tani zëri juaj do të dëgjohet më fuqishëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe.
Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje ai ka shkruar se tani zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur.
“Urime Luginë për këtë të arritur të madhe”.











