Për vizitë në ditën e festës së Fitër Bajramit, në Bashkësinë Islame erdhi edhe zv.kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.
Me rastin e kësaj vizite, Limaj duke u lutur që të gjithë besimtarëve t‘iu pranohet muaji i sakrificës, falenderoi Myftiun Tërnava për angazhimin e tij.
“Sot në emrë të Nismës, Myftiut dhe gjithë besimtarëve tanë u urojmë festën e Bajramit dhe lusim zotin t’ua pranojë sakrificën dhe ky muaj të jetë i mbushur me mëshirë paqe dhe dashuri. Shfrytëzova rastin ta falenderoj myftiun për gjithë angazhimin e tij dhe gjithë besimtarëve tanë t’iu uroj Bajramin”, tha Limaj.
