Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, thotë se ky vendim mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtarë, duke i vulosur përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës.
“Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
FL