Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik pa dyshim se është e para.
Sipas tij, VV arriti një fitore të jashtëzakonshme. “Shfrytëzoj rastin që ta uroj për këtë fitore të jashtëzakonshme”, tha ai.
Megjithatë, sipas tij fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK- AAK- NISMA. Limaj ka thënë se Nisma i jep mbështetje të fuqishme Ramush Haradinaj për kryeministër.