Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj: Vetëvendosje partia e parë

Limaj: Vetëvendosje partia e parë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik pa dyshim se është e para. Sipas tij, VV arriti një fitore të jashtëzakonshme. “Shfrytëzoj rastin që ta uroj për këtë fitore […]

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik pa dyshim se është e para.

Sipas tij, VV arriti një fitore të jashtëzakonshme. “Shfrytëzoj rastin që ta uroj për këtë fitore të jashtëzakonshme”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK- AAK- NISMA. Limaj ka thënë se Nisma i jep mbështetje të fuqishme Ramush Haradinaj për kryeministër.

Të ngjashme