Limaj viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufijve, thotë se Kosova është vend i sigurt

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 13:27 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është takuar me ministrin Ekrem Mustafa. Ai ka shikuar nga afër punët që bëhen në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Limaj tha se Kosova është një vend i sigurt. Sipas tij, këto monitorime në këtë agjencion shërbejnë që të dihet saktë se çka hyn dhe del nga Kosova.

“Ky vend nuk funksionon rastësisht se krijohet përshtypja se nga jashtë është krejt ndryshe. Një vend është i sigurt kur ka sa më pak policë në rrugë. Ne jemi në gjendje që përmes këtij objekti çdo sekondë të dimë çka po futet. Këto monitorime nuk janë monitorime të demonstrume të kohës së vjetër thjeshtë për siguri dhe për informacione të vendeve të rajonit. Ne menxi presim ditën që të japim kontributin rajonal”, tha Limaj.

Ai dha përkrahjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencionet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie.

“Ne jo vetëm që do mbështesim po edhe do të bëjmë edhe shumë për ta avancuar. Krejt e dimë që kryeministri Haradinaj dhe qeveria ka kushtuar sigurisë prioritetin kryesorë. Vizioni ynë është Evropa pakufi”, shtoi Limaj.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha Qendra për Monitorimin e Kufijve, është shembull për shtetet tjera të rajonit.

“Falënderoj zëvendëskryeministrin Limaj për vizitën në agjencionin për monitorimin e Kosovës. Kjo është qendër e rëndësishme për nivelin e sigurisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri na premtoj përkrahje, na çdo herë i kemi pas përkrahje dhe s’kemi pas ngecje asnjëherë dyert i kemi pas të hapura nga Qeveria. Kjo është qendër shembull për rajon”, u shpreh Mustafa, raporton EO.

Të ngjashme