Limaj: Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 10:19 | Nga

Lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, kandidati i Nismas, Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit. Nuk dyshon. Thotë se në vitin 2017-të, do të ndodhë ndryshimi në Prizren. Triumfues e sheh Zafir Berishën.

“Nisma në krye me Zafir Berishën, nga viti i ardhshëm, do të drejtojnë Prizrenin”, thotë Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, bandat në pushtet, janë duke e keqpërdorë Prizrenin. “Nuk do të lejojmë që Prizreni të keqpërdorët nga bandat”, thotë Limaj.

Zafir Berisha në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, si kandidat i BD-së për kryetar të Prizrenit, pat marrë mbi 9 mijë vota. Pas këtyre votave, ai morri një ofertë goxha të majme nga ish-kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Thaçi i pat ofruar gjithçka Berishës vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën në garën e balotazhit me 1 dhjetor.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq tregon se Nisma në Prizren, është zgjeruar.

“Prandaj edhe nuk do të mungojnë rezultatet”, shprehet Limaj, i cili fton qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen Nismës.

“Ftoj qytetarët që t’i bashkohen Nismës. Ka ardhur koha që të ndryshojmë keqqeverisjen në Prizren”, tha ai, duke shtuar se pushtetarët janë kthyer në rrezik për vendin.

“Është koha e fundit që qytetarët të mobilizohen dhe të mos rrinë indiferent”.

Ndërkaq, Zafir Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për t’u bërë kryetar i Prizrenit. Ai,tashmë e ka shpallur kandidaturën për kryetar të këtij qyteti. Berisha shprehet i bindur se do të dalë fituese në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Fitorja në këtë komunë, do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën”, thotë Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme