Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate me kauzën e saj në mbrotjen e vlerave kombëtare zotohet para qytetarëve të Kosovës se një nga veprimet e para që do t’i ndermerr do të jetë nxjerrja e ligjit për dënimin e gjithë atyre që mohojnë gjenocidin serb të shkaktuar në Kosovë.
Në një video mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i Nismës ka thënë se kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjë për viktimat e terrorit dhe gjenocidit serb që ka ushtruar në Kosovë ndaj qytetarëve të pafajshë, fwmijve, grave dhe pleqëve.
“Të gjithë ata që gënjëjnë dhe tentojnë ta devijojnë historinë e dhimbshme, tragjike, por edhe krenare të Kosvës duhet të sanksionohen me ligj, prandaj një nga iniciativat e para do të jetë nxjerrja e ligjit kundër gjithë atyrë që mohojnë gjenocidin dhe masakrat që ka shkaktuar Serbia në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në video mesazhin e Limajt.