Këngëtarja Lindita Halimi pas pak çastesh do të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovisionit”. Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “World” në mesin e 18 shteteve të garës më të madhe të muzikës në Evropë, e cila këtë vit po mbahet në Kiev të Ukrainës.
Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Linda rrëfen emocionet e para pak para ngjitjes në skenë.
“Jam e emocionuar, por edhe e gatshme për skenën. Kam punuar shumë, ndaj do të jap maksimumin” , tha Linda për Telegrafin.
Ndërkohë që këngëtarja shqiptare kërkon edhe mbështetjen tuaj, gjë që mund ta bëni duke votuar kodin “04”, për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shqiptarët në radhë të parë i përshëndes shumë, ndërsa kërkoj mbështetjen maksimale nga ata, mund të votojnë kodin ‘04’ që ta prekim finalen e Eurovisionit. Votat kanë shumë rëndësi që ne të kalojmë në finale, sepse finalja është sukses i madh për çdo pjesëmarrës këtu, dhe secili popull voton për përfaqësuesit e tij, ata që ndodhen jashtë shtetit sigurisht”, përfundoi rrëfimin e saj ekskluziv këngëtarja Halimi.
Më poshtë gjeni edhe listën me numrat e shteteve përkatëse nga të cilat votohet sot (e martë) në gjysmëfinalen e parë.
Shtetet me më së shumti shqiptarë që kanë të drejtë votimi në natën e sotme janë: Gjermania, Italia, Mali i Zi, Franca dhe Anglia.