Në një kohë kur për përfaqësuesen shqiptare në Eurovizion kanë mbetur vetëm 5 ditë deri në ngjitjen në skenën e madhe të Festivalit Europian të Këngës, me sa duket, për të ka një peng të madh emocional – mungesa e familjes.
Vëllezërit dhe prindërit do të mungojnë në sallën e madhe të Eurosongut në Ukrainë. Arsyen, artistja nuk e sqaron, por në këtë presion të madh psikologjik, ka edhe një emocion të shumëfishtë që ia shkakton edhe mungesa e tyre.
Revista Who shkruan se Linda ndihet e shkatërruar emocionalisht, duke iu referuar edhe statusit të saj të fundit: “Do të kishte qenë një ëndërr e madhe e bërë realitet, nëse do të kisha prindërit, vëllezërit, këtu në Ukrainë për të më mbështetur. Kjo do të më plotësonte, në një prej skenave më të mëdha të botës. Por fatkeqësisht, ata nuk mund të vijnë! Kjo më shkatërron emocionalisht. Por unë do të bëj më të mirën time që të mos i zhgënjej e të jap gjithçka në këtë performancë”.
Përfaqësuesja shqiptare në Festivalit Europian e ka kaluar sfidën e parë në skenën e Ukraninës dhe pritshmëritë për të janë shumë pozitive.