6 Topa të Artë, 6 Këpuca të Arta, 73 gola brenda një sezoni dhe 91 gola brenda një viti kalendarik, a do t’i thyejë ndonjëherë dikush këto rekorde?
Lionel Messi, pasi t’i varë atletet, pa asnjë diskutim sipas analistëve të futbollit, ish lojtarë e trajnerë, do të kujtohet se më i miri i të gjithave kohëve.
Ai mban mbi supet e tij shumë rekorde, por disa janë më të veçanta dhe arritje shumë të mëdha saqë duket sikur s’do të arrihen asnjëherë nga ndonjë futbollist tjetër.
Rekordi që vështirë se ndonjëherë do të arrihet është ai i golave në një vit kalendarik.
Lionel Messi duke festuar golin kunder Real Zaragoza, ne Camp Nou, 2012
Në vitin 2012, Leo arriti të shënojë 91 gola, shifra vërtetë që dikur ishin të paimagjinueshme, por me Messin në fushë u bën të realizueshme. Ai theu rekordin e Gerd Muller që e mbajti për shumë vite me 85 gola.
Një tjetër rekord që mund të konsiderohet shumë i vështirë për t’u thyer, është ai i golave gjatë një sezoni.
Në sezonin 2011/12, Messi shënoi 73 gola me Barcelonën në 60 paraqitje, shifra vërtetë magjike, edhe ndoshta tashmë edhe e paarritshme.
Dy rekordet tjera mund të duken ndoshta të arritshme, por jo, nuk do të jetë aspak e lehtë për një futbollistë që t’i dalë para Messit, edhe pse Kylian Mbappe, për shumë kë, do të fitojë gjithçka në futboll.
Messi, në moshën 32 vjeçare, numëron gjashtë çmime ‘Topi i Artë’ dhe gjashtë çmime ‘Këpuca e Artë’, duke lënë pas Ronaldon me pesë, respektivisht katër.
Ai ka edhe shumë rekorde tjera, ashtu si CR7, por këto konsiderohen si më të mëdhatë ndonjëherë që vështirë se një futbollist mund t’i arrijë në një kohë të afërt./ge