Një burrë ka raportuar në polici, se vazhdimisht është ngacmuar nga një burrë tjetër në Lipjan.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.