63 copë kapsula janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Lipjan, pasi të njëjtat dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike.
Rasti ka ndodhur në mesditën e së dielës gjatë kontrollit të policisë tek një i dyshuar mashkull shqiptar, të cilit iu janë gjetur kapsulat, njofton Klan Kosova.
Rasti është duke u hetuar.