Liqeni i Ohrit me nivel të ujit 26 centimetra mbi maksimumin e lejuar

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 13:04 | Nga

Gjatë natës së kaluar dhe orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në tërë territorin e Maqedonisë kanë rënë reshje të shiut, të cilat ishin më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të stacioneve meteorologjike, sasitë më të mëdha të shiut gjatë 12 orëve, kanë rënë në Pozharan 17 mm, Mavrovë 15mm, Manastir dhe Tetovë 12mm. Këto reshje shkaktuan rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e vendit, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit. Të dhënat e sotme të stacioneve hidrologjike nuk tregojnë dallim nga niveli i matjeve të djeshme.

Poashtu është vërejtur rritje minimale e nivelit të ujt në liqenin e Ohrit dhe të Dojranit. Liqeni i Ohrit sot shënon nivel prej 26 cm mbi maksimumin e lejuar, ndërsa Liqeni i Dojranit është 7 cm nën kufirin e nivelit të lejuar maksimal. Për shkak të erës së fuqishme jugperëndimore dhe nivelit të lartë të ujit në Liqenin e Ohrit janë shënuar përmytje të vogla në bregun e liqenit për shkak të shfaqjes së valëve të larta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme