Lirak Çelaj, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministri kjo që drejtohet nga Dhurata Hoxha.
Vendimin e ka marrë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se tashmë Çelaj është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministrja si dhe për zëvendësimin e Ministres kur ajo të mos jetë në gjendje të kryejë detyrat, raporton Koha.net.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është nënshkruar nga kryeministri.
Çelaj ishte kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë.