Për t’i mbrojtur frytet e lirisë, të pavarësisë e sovranitetin e shtetit, angazhimi ynë duhet të jetë i përhershëm! Nuk thuhet kotë: “Lumi fle e hasmi nuk fle”! Të gjithë e dimë se lumi kur fle, ai vdes! Kur vdes edhe mund të quhet lum i vdekur!
* * *
Struktura të organizuara të NISMËS Socialdemokrate, duhet ta dimë të gjithë ne në Drenicë krenohemi me historinë e vjetër e të re të saj. Ne do të dëshironin të krenoheshim edhe më të sotmen dhe sidomos me ata që qeverisin me dy komunat e Drenicës, se kemi bashkërrugëtuar në kohë të vështira por nuk mund ta themi këtë, andaj duhet ta ndryshojmë qeverisjen në të mirë të qytetarëve të Drenicës e të Kosovës. Ky është obligimi ynë, kjo është përgjegjësia e politikës. Sigurisht që kjo nuk vlen vetëm për Drenicën e komunat e sajë.
Drenica ka nevojë për shkolla ku fëmijët tanë mësojnë mirë e mësohen mirë nga mësuesit që dinë e donë që t’i mësojnë ata. Me ata që qeverisin sot në Skenderaj dhe Drenas, nuk kemi kurrfarë inati se e kemi kaluar një rrugë në një kohë të vështirë së bashku. Inatin nuk e kem dhe askush duhet që ta ketë udhërrëfim, por sot na ndajnë mënyra se si komunikohet me njerëz dhe si vlerësohet e çmohet liria e gjithsecilit dhe në fund të fundit cili është angazhimi dhe pse jemi angazhua në politikë”, veç shërbimit që duhet t’ia bëjmë qytetarëve tanë.
Politika sot përmes të qeverisurit me dije e përkushtim, për të gjithë qytetarët e sidomos për të rejat e të rinjt, duhet ta krijoj perspektivën për të jetuar, për të punuar e krijuar familje këtu në Kosovë e jo të mendoj për perspektivën jashtë Kosovës.
Nisma Socialdemokrate jo më kot në Programin e parimet e saj i ka vendosur tri shtylla të rëndësishme të socialdemokracisë: Lirinë, Drejtësinë e Solidaritetin. Me solidaritetin ndërkombëtar e kemi fituar Lirinë e Pavarësinë, tani koha është të jemi solidar njëri më tjetrin. Lirinë e kemi firuar me sakrifica të shumta dhe nëse nuk e mbrojmë përditë, përditë e humbasim nga pak. Drejtësia është e njëjta gjë, na duhet përditë.
Të drejtat, liritë e sovraniteti i fituar me flijime të shumta, nuk duhet as kujt t’ia lejojmë që të na i tjetërsoj!
Kudo në Botë, edhe në vendet më demokratike, po e varen qafën, në qafë të mbetet pesha e padrejtësisë!