Dy pjesëtarët serbë të FSK-së, të cilët u ndaluan nga autoritetet e sigurisë së Serbisë, pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak, janë liruar.
Zyra për informim nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur për Koha.net se ata janë liruar gjatë ditës së djeshme.
MPJ edhe dje shprehu indinjatën lidhur me përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat sipas tyre, duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.