Lirohen nga paraburgimi tre të miturit në rastin e 11-vjeçares

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme të mërkurën ka liruar nga paraburgimi tre të miturit, që ishin të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për dhunimin e 11-vjeçares.

Ata ishin të dënuar me 25 vjet burgim së bashku. Por, të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, lirohen për t’u mbrojtur në liri, bazuar në aktgjykimin e lëshuar prej Supremes, transmeton Paparaci. Me aprovimin e kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të mitur: G.J, XH.S, e sipas detyrës zyrtare edhe për të miturin G.R, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, i datës 24.02.2023 dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, i datës 27.03.2023, ashtu që të miturve, G.J, Xh.S, G.R, iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njejtëve pas dorëzimit të aktgjykimit lirohet për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes, sipas raportimit të Nacionales.Prandaj, deri në një Aktgjykim të formës së prerë, ata do të mbrohen në liri, Kjo pasi nga Supremja është pranuar, ajo që juridikisht quhet “mbrojtje e ligjshmërisë”

Megjithatë, vendimi i sotëm i Supremes nuk e afekton edhe të dënuarin tjetër i cili nuk është i mitur e që është Ekrem Rexhepi, i cili u dënua me 15 vjet burgim.

Nga ana tjetër, tre të miturit, G.R ishte dënuar me 9 vjet burg, e G.J dhe Xh.S ishin dënuar me nga 8 vjet burg secili.

Të ngjashme