Ekonomia Online
FUNDIT

Lirohet logopedi që dyshohet për sulm ndaj katërvjeçares, rasti po hetohet në procedurë të rregullt

Lirohet logopedi që dyshohet për sulm ndaj katërvjeçares, rasti po hetohet në procedurë të rregullt

Logopedi, Besart Sokoli, i cili dyshohet se e sulmoi një katërvjeçare e cila kishte shkuar për t’u trajtuar në klinikën e tij, është liruar. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila mes tjerash tha se i dyshuari për rastin është duke u hetuar në procedurë të rregullt. […]

Logopedi, Besart Sokoli, i cili dyshohet se e sulmoi një katërvjeçare e cila kishte shkuar për t’u trajtuar në klinikën e tij, është liruar.

Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila mes tjerash tha se i dyshuari për rastin është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Besart Sokoli, në cilësinë e logopedit, dyshohet se në klinikën e tij në Podujevë, i ka shkulur flokët dhe i ka lënduar hundën një vajze katërvjeçare me aftësi të kufizuara.

Prindërit e vajzës, e denoncuan rastin në polici për dhunë.

Sipas tyre, logopedi Sokoli ua kishte konfirmuar se mbi vogëlushen ka ushtruar presion “më shumë seç duhet”.

Të ngjashme