Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga ndalimi policor.
Këtë e konfirmoi për Klankosova avokati i tij Artan Qerkini.
Lushtaku dyshohet se ishte përfshirë mbrëmë rreth mesnatës në Skedneraj, në një përleshje me armë ku u plagosën dy zyrtarë policorë.
Sipas deklaratës së policisë, njëri zyrtar ka marrë plagë nga arma e zjarrit në këmbë derisa tjetri nga një mjet i fortë.
Por, se ishte përdorur arma nga ana e ish-nënkryetarit të Skenderajt kjo u mohua nga Qerkini.
Ai tha se klienti i tij nuk e kishte përdorur armën në rast.