Lirohet nga paraburgimi serbi i dyshuar për krime lufte në Krushë të Vogël

AppleMark
Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Organet e drejtësisë në Kosovë e kanë liruar nga paraburgimi Millosh Petkoviqin, i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në fshatin Krushë të Vogël të Rahovecit.

Mbrojtësi i Petkoviqit, Lubinko Todoroviq ka thënë se akuzat kundër Petkoviq ishin “të rrejshme”, e gjë për të cilën sipas tij flasin edhe tre dëshmitarë.

Ai ishte arrestuar në Hungari më 6 shtator 2018, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga EULEX-i.

Petkoviq ka qenë në burg në Podujevë deri dje dhe tani është liruar.

Ai është nga Krusha e Vogël dhe tani jeton në Serbi.
Në masakrën që ndodhi më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël , u masakruan 113 civilë.

Të ngjashme