Lista e futbollistëve të Kosovës kundër Islandës (Foto)

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 12:46 | Nga

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Islandën. Lista përbëhet nga 23 lojtarë, të cilët janë ftuar për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 24 mars, të premten.

“Jemi në një fazë shumë të mirë pasi ka filluar të krijohet konkurrencë në skuadër. Kurse, sa i përket Islandës nuk kemi nevojë ta prezantojmë shumë, sepse e dimë performancën e saj. Islanda është kundërshtar më ndryshe nga të tjerët, pasi kanë një kulturë të lojës ndryshe, por me rendësi është që të tregohemi të durueshëm”.

Selektori kosovar ka treguar se ekipi nesër udhëton për në Drenas, i cili është vendi i vetëm ku përfaqësuesja zhvillon ushtrimet, ndërsa më pas udhëtohet për në Shqipëri.

Përfaqësuesja e Kosovës:

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Fanol Përdedaj, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Ardian Ismajli.

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Elbasan Rashani, Donis Avdijaj.

Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

Ndeshja mes Kosovës e Islandës e vlefshme për kualifikimet e Botërorit Rusia 2018, zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loroboriçi”.

 

Të ngjashme