Lista e plotë e kandidatëve për kryetarë dhe asamble komunale (Dokument)

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 00:47 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Numri i kandidatëve që janë certifikuar nga ana e KQZ-së për zgjedhjet që zhvillohen sot është 7 091 kandidatë. Prej tyre 6 887 janë kandidatë për Kuvende Komunale, të cilët do të garojnë për 1 002 ulëse në Kuvende Komunale.

Ndërkaq për kryetar të 38 komunave të Kosovës garojnë 204 kandidatë.

Të drejtë vote, të dielën, kanë 1 890 952 qytetarë.

Për këto zgjedhje lokale janë gjithsej 899 qendra votimi me 2 505 vendvotime, në 38 komuna të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.

Për listat e kandidatëve për këshilltarë në Kuvende të Komunave kliko KËTU.

RENDITIJA E SUBJEKTEVE POLITIKE (SIPAS SHORTIT) DHE NUMRI I KANDIDATËVE

FLETËVOTIMET DHE BROSHURAT E KANDIDATEVE

Kurse, më poshtë mund të shihni listën me kandidatët për kryetar të komunave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme