Lista me 10 trajnerët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Lista me dhjetë trajnerët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve është zbuluar, derisa Zinedine Zidane është në krye të saj.

Strategu francez në vitet e fundit ka arritur me Real Madridin të fitonte tre trofe të garës më të madhe për klube në Evropë.

Deri më tani, ai ka një sukses të 100 % me fitoret që ka marrë në Ligën e Kampionëve, derisa Los Blancos aktualisht në këtë sezon janë në 1/8 e finales.

Squawka ka zbuluar listën e trajnerëve që kanë arritur të lënë gjurmë në histori të garës evropiane:

10) Ottmar Hitzfeld – Trofetë e fituar: 2 (1997 me Borussia Dortmund, 2001 me Bayern Munich)

Përqindja e fitoreve : 51%

9) Rafa Benitez – Trofetë e fituar: 1 (2005 me Liverpool)

Përqindja e fitoreve : 57%

Rafa Benitez (Getty Images)

8) Vicente Del Bosque – Trofetë e fituar: 2 (2000, 2002 me Real Madrid)

Përqindja e fitoreve : 57%

7) Jupp Heynckes – Trofetë e fituar: 2 (1998 me Real Madrid, 2013 me Bayern Munich)

Përqindja e fitoreve : 70%

Foto: Bayern Munich/Twitter

6) Sir Alex Ferguson – Trofetë e fituar: 2 (1999, 2008 me Manchester United)

Përqindja e fitoreve : 54%

5) Louis van Gaal – Trofetë e fituar: 1 (1995, Ajax)

Përqindja e fitoreve : 60%

4) Jose Mourinho – Trofetë e fituar: 2 (2004 me Porto, 2010 me Interin)

Përqindja e fitoreve : 56.74%

3) Carlo Ancelotti – Trofetë e fituar: 3 (2003, 2007 me Milanin, 2014 me Real Madridin)

Përqindja e fitoreve : 55.15%

2) Pep Guardiola – Trofetë e fituar: 2 (2009, 2011 me Barcelona)

Përqindja e fitoreve : 61%

1) Zinedine Zidane – Trofetë e fituar: 3 (2016, 2017, 2018 me Real Madrid)

Përqindja e fitoreve : 65%. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme