Pandemia e cila ka prekur ekonominë në të gjithë botën, nuk i ka lëkundur aspak financat e të pasurve SHBA madje i kanë rritur.
Forbes së fundmi publikuar listën me 400 më të pasurit e Amerikës, pasuria e cilëve u rrit me 40% gjatë vitit të kaluar në 4.5 trilionë dollarë, nga 3.2 trilionë dollarë.
Sipas listës Jeff Bezos është më i pasuri në Amerikë, për të katërtin vit radhazi. Në vendin e dytë është Elon Musk, me vlerë 190.5 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg zuri vendin e tretë, falë një rritjeje prej 63% të aksioneve të Facebook që nga lista e vitit të kaluar.
Bill Gates renditet në vendin e katërt, ndërkohë që ka mbetur jashtë liste ish-Presidenti Donald Trump.
Ndërkohë ndër gratë më të pasura në listë renditet trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, me vlerë rreth 67.9 miliardë dollar.