Lista Serbe: Ambasadat në Prishtinë veprojnë pa akreditim të MPJ të Serbisë

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:43 | Nga

Lista Serbe i ka quajtur jo legjitime ambasadat e huaja në Kosovë. Ajo i ka cilësuar të tilla përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare në Kosovë, pasi, siç ka thënë, ato nuk janë akredituar në Ministrinë e Punëve të Jashtme e Serbisë, përcjell FoNet.

Ky cilësim i paprecedent i partisë që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, herë aktive e herë në dorëheqje si t’i pëlqejë ose t’i urdhërojë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është bërë përmes kumtesës me të cilën ka mohuar deklaratën e igumenit Sava Janjiqi, i cili kishte thënë se “në institucionet e Serbisë në veri të Kosovës është dhënë urdhri për të qenë detyrimisht në punë gjatë muajit gusht”.

Sipas Listës Serbe, kjo deklaratë është vazhdim i fushatës kundër Vuçiqit , që e shpërndajnë rrjetet shoqërore e portalet që financohen nga shumë ambasada që pa akreditim të MPJ-s së Serbisë veprojnë në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme