Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq ka thënë se pas sulmeve më të shpeshta ndaj serbëve dhe pronës së tyre në Kosovë, disave nuk i konvenon përparimi i Serbisë dhe për këtë arsye po përpiqen ta tërheqin Serbinë në një spirale paqëndrueshmërie.
Prandaj, Lista Serbe, thotë Simiq, u kërkon përfaqësuesve ndërkombëtarë të rrisin veprimin dhe praninë parandaluese në zonat serbe dhe të parandalojnë sulmet, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova